E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU shpërndan ndihma për banorët e izoluar të Tropojës

Në kuadër të këtij solidarizimi, një delegacion i drejtuar nga kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi vizitoi banorët e Tropojës, duke u ofruar edhe ndihmën për këtë periudhë të vështirë.

“Sot ne solidarizohemi me banorët e rrethit të Tropojës, të cilët kanë kaluar një periudhë të vështirë nga ajo që është cilësuar si fenomeni më i rëndë natyror i këtij lloji në 60 vitet e fundit. Sipërmarrës të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë janë bashkangjitur në këtë përpjekje për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve tanë. Kjo, jo thjesht si një gjest human, por edhe si shenjë mirënjohjeje ndaj këtij komuniteti që është gjendur gjithmonë pranë shqiptarëve të Çamërisë” – deklaroi z. Idrizi.

Kryetarja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dega Tropojë, znj. Sose Çapllani vendosi theksin mbi nevojën e mbështetjes së zonave të izoluara, duke kërkuar që të gjithë të solidarizohen me këtë situatë.

“Kjo është hera e parë që një parti politike solidarizohet për rrethin tonë dhe për këtë arsye duhet t’i falenderojmë miqtë tanë. Sot, 600 familje kanë marrë një mbështetje me ndihma për të kaluar këto ditë të vështira dhe ne do t’u qëndrojmë gjithmonë në krah” - deklaroi ajo.

Nga ana e tij, Presidenti i Nderit i PDIU-së, z. Tahur Muhedini vendosi theksin mbi solidaritetin kombëtar. “Kombi shqiptar ka treguar gjithmonë se bashkohet në momente fatkeqësish dhe problematikash. Situata e tanishme është e tillë, ku nevojitet mbështetja e secilit prej nesh” – tha z. Muhedini.

Shpërndarja e ndihmave përfundoi brenda pak orësh, si pasojë e organizimit të strukturave të PDIU-së në Rrethin e Tropojës./Start/

                                                                                             2012-02-25 12:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›