E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami viziton nëntetarin, Peçi i shpreh ngushëllime familjes Vogli

Ashtu sic ishte planifikuar rreth orës 15:00, në Spitalin Ushtarak nëntetar Aleksandër Peci është vizituar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe nga ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura. Në një prononcim për mediat Imami vlerësoi rolin e Pecit në misionin e tij në Afganistan, ndërsa shtoi se ishte se ngjarja e rëndë është përjetuar nga gjithë populli shqiptar.
 

“Ka qenë një ngjarje që është përjetuar nga gjithë populli shqiptar. Vlerësoj rolin e tij në pozicionin gjatë misionit ushtarak në Afganistan. I uroj shëndet dhe e falenderoj për gjithë punën gjatë misionit të tij”tha ai.
 

Nga ana nëntetari Peci ka i shprehur ngushëllime familjes së kolegut të tij Kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në Kandahar të Afganistanit. Më tej ai falenderoi gjithë popullin për mbeshtetjen si dhe u shpreh i kënaqur për faktin e të qenit gjallë.
 

Pas kontrollit në Spitalin Ushtarak, nëntetar Aleksandër Peci do të shoqërohet për në familjen e tij.
 

Nëntetari që u plagos gjatë një sulmi të një polici afgan në Kandahar, ka qëndruar që prej 23 shkurtit në një spital amerikan në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra.
 

Nëntetar Peci, i cili u plagos në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, Afganistan, më 20 shkurt 2012, pas një terapie intensive që iu bë në Spitalin Amerikan të Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit dhe mandej në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjerman, rikthehet në atdhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›