E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, atentat efektivit të policisë, plagoset 35-vjeçari Albert Kryemadhi

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë shkolles "Vasil Shantos", ku dy persona të paidentifikuar me motor, kanë qëlluar me armë zjarri mbi punonjësin e policisë Albert Kryemadhi, 35 vjec. Efektivi është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e dy autorëve të ngjarjes. Vlen të theksohet fakti se ende nuk ka një pistë të qartë mbi arsyet e këtij krimi, por mbetet e hapur ajo për shkak të detyrës, duke qenë se Kryemadhi ishte punonjës policie në burgun e Fushë Krujës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›