Vrasja e 26-vjeçarit në Vlorë, arrestohet autori

Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në fshatin Llakatund.
Burime nga policia bëjnë me dije se autori i vrasjes së 26 vjeçarit Leonard Latifaj i cili u gjet i pajetë anë një lumi, dyshohet të jetë 17- vjeçari me inicialet R.Rrapaj.
Nga ana e policisë thuhet se viktima dhe i ndaluari ishin duke pastruar një pushkë në kohën që arma u shkrep dhe i mori jetën të riut.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur teksa viktima me autorin kanë shkuar për të provuar një armë zjarri tip pushkë mod 63 e kalibrit 7.62 mm të cilën e posedonte viktima dhe më pas do tja shisnin disa të njohurve të të arrestuarit.
Ekzaktësisht ngjarja ka ndodhur gjatë momentit që viktima me autorin po tentonin të zhbllokonin pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilën i arrestuari e ka fshehur më pas në banesë ku dhe i është gjetur së bashku me 10 fishekë.
Gjithashtu sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje nga janë shoqëruar 26 persona ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.