Vlorë, mbytet adoleshenti, shpëton për mrekulli kushëriri

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Një adoleshent është mbytur në ujërat e Jonit, ndërsa ka rrezikuar të mbytet edhe kushëriri i tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Porta-Nova në Zvërnec ku është mbytur adoleshenti me inicialet Adriatik Shabanaj rreth 15 vjeç ndërsa ka shpërtuar për mrekulli kushëriri i tij Fatjon Shabanaj 22 vjeç.
Mësohet se dy të rinjtë nga fshati Velç i Vlorës kishin shkuar për tu larë në det por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ka mundur dot të dalë nga uji duke gjetur edhe vdekjen.
Sipas të dhënave nga policia, mësohet se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupt të pajetë të adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij është transportuar me urgjencë drejtë spitalit rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.