E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau administratorin e pallatit, "arrest me burg" për 36-vjeçarin

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin i cili vrau me armë administratorin e pallatit ku banonte dhe plagosi bashkëshorten e tij. Trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg Oltion Toron i cili akuzohet për vrasjen e 60-vjeçarit Nasi Mema dhe plagosjen e gruas së këtij fundit Angjelina Mema.
 

Ngjarja
Ngjarja ndodhi ka ndodhur më datën 28 korrik rreth orës 13:00, në lagjen “Apollonia”, në katin e katërt të pallatit ku Oltion Toro, i shoqëruar nga një i afërm i tij, ka shkuar në banesën e Nasi Mema, i armatosur me kallashnikov. Viktima ndodhej në banesë me bashkëshorten e tij dhe pasi ka hapur derën është përballur me breshërinë e automatikut. Si pasojë, Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup, por është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Fierit.
 

Shkak për këtë është bërë një konflikt disamujor midis 60-vjeçarit, që ishte administrator i pallatit ku banonte edhe autori i ngjarjes. Ky i fundit kishte katër muaj që nuk bënte pagesën për mirëmbajtjen e ashensorit. Edhe gjatë mesditës së të shtunës sherri ka vijuar me debate të forta, duke degjeneruar më pas në përdorimin e armës nga ana e të riut, Oltjon Toro, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë por është kapur më pas nga policia në periferi të qytetit të Fierit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›