E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi takon grosistët: S`do lejohen më abuzimet me medikamentet

Ministri i shëndetësisë Halim Kosova ka kërkuar sot një luftë më të madhe për të parandaluar abuzimet në tregun e medikamenteve.

Në një takim me grosistët farmaceutikë, Halimi  i ka garantuar ata se prokurimi i medikamenteve do të bëhet në mënyrë transparente.

Nëse do të ketë veprime në drejtim të menaxhimi dhe prokurimit  të ilaçeve do të thotë që fondi për sistemin e shëndetësisë do të shkojë i coptuar duke hasur mungesa në punën tonë të përditshme pasi krijon terren edhe për verpimet jokorrekte me pacientët. Prandaj ne do të presim çdo lloj rruge që nuk i shërben punës theksoi Halimi.

Gjithashtu ministri i shëndetësisë theksoi se do të zhvillohen kontrolle edhe në farmacitë e vendit për të parë kushtet në të cilat ato tregëtojnë medikamentet.

Sa i përket problemeve që lidhen me sistemin farmaceutik. Do bëj një kontroll nëse farmacitë i kanë të gjitha kushtet sipas ligjet në mënyrë që në treg të konkurojnë ato farmaci që përmbushin kushtet tha Kosova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›