Rama në Londër e Bruksel, takime për zgjedhjet
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Londër dhe Bruksel.
Në një mesazh të publikuar në Twitter, kryesocialisti Rama thekson se gjatë vizitave në këto dy kryeqytete do të takohet edhe me ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe eurosocialistët e Parlamentit Europian.
Sot Londër-Bruksel. Paradite me Tony Blair për ç’do bëjmë pas zgjedhjeve.Pasdite me grupin eurosocialist në PE për zgjedhjet e 23 qershorit shkruan Rama.