E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK në Peshkopi: Qeveria mashtroi për “rrugën e Arbrit’, shpërdoroi fondet

PESHKOPI - Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një takim me mbështetësit e saj në qytetin e Peshkopisë, ku mori pjesë edhe kryetari Kreshnik Spahiu.

“Nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël, ka vetëm Dibër Kuq e Zi”- kështu e nisi fjalimin e tij kreu i Aleancës; i cili deklaroi se për 22 vjet të gjitha qeveritë kanë gënjyer dhe mashtruar banorët e këtij rrethi për investime inekzistente.

“Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për të rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie” – deklaroi Spahiu.

Për Aleancën Kuq e Zi, vijoi Spahiu, Dibra është djepi i patriotizmit dhe bashkimi i fuqisë që kjo ndjenjë përçon duhet të nisë një kapitull të ri për dibranët.
“Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha”, ka përfunduar fjalën përshëndetës kryetari i Aleancës Kuq e Zi në takimin e organizuar në Peshkopi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›