Vrasja e Arjan Selimit, policia si kofini pas të vjelit
Dje u vra një prej njerëzve më të njohur për lidhjet me botën e krimit, Arjan Selimi. Pavarësisht kësaj, policia nuk ka dalë dje me ndonjë deklaratë, për të njoftuar mbi këtë ngjarje të rëndë.
Këtë gjë, policia e ka bërë vetëm gjatë ditës së sotme, kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nga krimi.
Por, çfarë ka thënë? Asgjë të re, ka përsëritur faktet e zbuluara nga ana e mediave. Ka thënë edhe që po heton ngjarjen!( Është budallalëk në fakt që e thonë këtë gjë, pasi detyra e tyre ajo është, hetimi) Mirë që nuk e kanë njoftuar në kohë këtë ngjarje, por nuk kanë thënë asgjë për pistat e hetimit dhe të dyshuarit.