Vrasja e Artan Zekes, gjykata le ne burg te dyshuarin Balla
Durres- Gjykata e Durresit ka dhene dje, masen "arrest me burg" per Skender Ballen, 45- vjecarin qe dyshohet per vrasjen e Artan Zekes, ne fshatin Qerret te Shijakut, kater dite me pare, qe sipas policise ndodhi per grisjen e posterave te Partise Demokratike, nga i dyshuari. Ndersa ka pranuar autoresine e krimit, Balla ka pohuar se gjithcka eshte provokuar nga viktima dhe te afermit e tij, pa ndonje arsye te vecante, duke mos permendur sherrin politik per posterat e flamujt. Por ndersa policia ka nje motiv zyrtar mbi kete ngjarje, i pandehuri ne deshmine e tij ka deklaruar se ai eshte fyer dhe rrahur, madje i eshte thyer edhe xhami i makines. "Kam qene duke kaluar me makine, kur papritur automjeti eshte goditur me sende te forta. Me pas gjithcka ka degjeneruar ne sherr dhe ata me kane rrahur, mes te cileve edhe viktima", ka rrefyer 45-vjecari. Prokurorja e ceshtjes, Alketa Nushi, u shpreh se nga bresheria e automatikut qe u perdor nga i dyshuari Skender Balla, jane lene shenja te shumta ne muret e lokalit. Balla ka thene se pas sherrit shkoi ne shtepi, per te marre armen ne gjaknxehtesi dhe nuk donte te vriste askend, por vetem t'i kercenonte per ate qe i bene. Ai kthehej nga puna me mjetin "Mercedes Benz" rreth ores 09:00 te mengjesit te dates 12 qershor, kur ka pretenduar se eshte sulmuar nga tre persona, mes te cileve edhe Artan Zeka.
"Kam qelluar ne drejtim te lokalit ne nje distance 4-5 meter larg, por nuk kisha qellim te vrisja njeri, por t'u prishja makinat", ka rrefyer ai.
E. Arapi
Krimi
Mengjesin e 12 qershorit, ne fshatin Qerret te Shijakut, u plagos rende me arme automatike Artan Zeka, aktivist i Partise Demokratike, i cili ngjiste postera dhe flamuj ne lokalin e fshatit. I dyshuar per krimin eshte Skender Balla, qe u kap brenda 10 minutash. Policia deklaroi si shkak, motivin politik.