E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi merr vëmendjen dhe milionat nga qeveria

16/06/2009  Dhjetëra shkolla të rikonstruktuara

SHKODER- Traditës së mrekullueshme arsimdashëse në Shkodër i janë shtuar këta katër vitet e fundit dhe investime të fuqishme në infrastrukturës ndërtimore të shkollave dhe mjediseve të tyre. Statistikat flasin për 130 shkolla të reja të ndërtuara dhe të rikonstruktuara plotësisht në qarkun e Shkodrës. Investimet në infrastrukturën ndërtimore të shkollave të këtij qarku kanë kapur shifrën e 1,6 miliardë lekëve, shumë kjo e barabartë me 3-fishin e investimeve të realizuara në sektorin arsimor gjatë periudhës 2001-2004. Për më tepër, e reja e këtyre investimeve është përfshirja në projekte jo vetëm sistemin arsimor të qytetit, por edhe atë të fshatit dhe të zonave të thella malore. Ndërhyrjet me investime kanë përfshirë njëkohësisht si shkollat e arsimit 9-vjeçar, ashtu edhe atij të mesëm. Vlera e këtyre investimeve është shtuar edhe nga ndërhyrjet e realizuara për shtimin e ambienteve dhe godinave në shërbim të universitetit të Shkodrës. Për drejtuesit e Drejtorisë Arsimore të rajonit të Shkodrës, investimet e realizuara deri tani kanë ndikuar dukshëm dhe në cilësinë e mësimdhënies, pasi është reduktuar ndjeshëm numri i nxënësve nëpër klasa, element ky dikur gangrenë e arsimit që ndikonte në nivelin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ndërkohë investimet kanë vijuar jo vetëm në infrastrukturën ndërtimore, por edhe në shtimin e pajisjeve laboratorike dhe krijimin e laboratorëve të reja në shkolla, që normalisht ndikojnë ndjeshëm në rritjen cilësore të aspektit mësimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›