Nuk e do te fejuarin, arratiset
Elbasan- Braktis familjen, pasi refuzonte njeriun qe i kishin gjetur si te fejuar. Megjithese prinderit kembengulnin qe vajza e tyre 20-vjecare te takohej me djalin qe i kishin zgjedhur si "princin e kalter", ajo eshte larguar per te disaten here nga shtepia. Pas denoncimit qe eshte bere ne Komisariatin e Elbasanit, per humbjen dy dite me pare te Fatmira S., policia e ka gjetur dje ne rruget e fshatit Paperr, shume larg nga fshati Plangarice ku banonte, ne komunen Gracen. Gjate marrjes ne pyetje, 20-vjecarja eshte shprehur se nuk e donte te fejuarin dhe se nuk ishte zgjedhja e saj, por detyrim nga prinderit.
Ngjarja ka ndodhur ne fundjave ne fshatin Plangarice. Pas nje sherri ne familje, 20-vjecarja Fatmira S., eshte larguar nga shtepia pa dhene asnje adrese. Ndersa e kane kerkuar gjithandej, madje edhe tek te afermit, prinderit nuk e kane gjetur. Te shqetesuar ata kane bere denoncim ne Komisariatin e Elbasanit, duke kerkuar ndihmen e policise. Gjate shpjegimeve te tyre, ata jane shprehur se vajza ishte larguar pas nje konflikti, pa sqaruar motivet. Me tej iu kane treguar agjenteve, se ajo ishte e fejuar dhe kjo ka qene pista e pare e hetimit. Menjehere ne te gjithe qarkun ka nisur kerkimi dhe eshte shperndare fotografia e te humbures, per te cilen eshte menduar se mund te ishte larguar me ndonje djale tjeter.
Burime zyrtare bene me dije se Fatmira S., eshte pikasur ne rruget e fshatit Paperr, e vetme gjate dites se djeshme dhe menjehere eshte percjelle per ne komisariat, ku i eshte nenshtruar seances se pyetjeve. Ne shpjegimin e saj 20-vjecarja, ka deponuar se ishte larguar me deshire, pas nje konflikti me prinderit dhe shkak eshte bere mospelqimi nga ana e saj, per te fejuarin. "Prinderit me thoshin qe une ta takoja dhe te dilja me te, por nuk me pelqente dhe nuk e doja", mesohet te kete thene vajza. Ajo ka mohuar qe te ishte e lidhur apo te ishte larguar me ndonje djale tjeter. Burime te policise bene me dije se Fatmira S., ka pranuar se ishte larguar edhe here te tjera nga banesa per kete shkak, pasi familja e detyronte te dilte, kunder deshires se saj, me te fejuarin. Pas hetimeve te kryera vajza eshte derguar prane familjes.
F.Salliu