Bota përshëndetvrasjen e Bin Laden
TIRANE- Përshëndjetje nga e gjithë bota për vrasjen e Osama Bin Laden, gjatë një operacioni të komandos amerikane në kryer sot në Pakistan duke i dhënë fund ndjekjes 10 vjecare të trurit të atentateve të 11 shtatorit 2001.
RASMUSSEN: MISIONI NE AFGANISTAN DUHET TE VAZHDOJE
Skretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen vlerëson se operacionet ushtarake të Aleancës në Afganistan duhet të vazhdojnë "Është një sukses i madh për sigurinë e aleatëve të NATO-s", deklaroi Rasmussen duke i përcjellë përgëzimet presidentit amerikan Barack Obama dhe atyre që bënë të mundur këtë operacion. Megjithatë, terrorizmi vazhdon të kërcënojë direkt sigurinë tonë dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe aleatët e NATO-s dhe partnerët do të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre në Afganistan", nënvizoi ai në një deklaratë për shtyp.NATO, që aktualisht ka 140 000 ushtarë në terren, parashikon t'ia kalojë kontrollin e operacioneve trupave afgane në fund të vitit 2014, pas një procesi tranzicioni i nisur këtë vit.
GJERMANI,MERKEL: FITORE E PAQES
BERLIN- Vrasja përbën një fitore “të forcave të paqesë”- deklaroi kancelarja Gjermane Angjela Merkel
AFGANISTAN, KARZAI: BIN LADENI PAGOI PËR VEPRIMET E TIJ
KABUL- “Shefi i al-Kaedas, Osama bin Laden, i vrarë në Pakistan gjatë një operacioni amerikan, pagoi për veprimet e tij, deklaroi sot presidenti afgan, Hamid Karzai. "Forcat amerikane vranë dje Osama bin Ladenin dhe bënë që ai të paguajë për veprimet e tij, në qytetin pakistanez Abotabad, pranë Islamabadit", pohoi Karzai në një deklaratë televizive.
SHBA - MYSLIMANËT AMERIKANË: BIN LADEN NUK PERFAQESONTE ISLAMIN
UASHINGTON- Një nga organizatat më të mëdha myslimane në SHBA vlerësoi se tashmë ishte zhdukur një kërcënim kundër vendit. "Ne bashkohemi me amerikanët e tjerë për të përshëndetur njoftimin mbi eliminimin e trurit të al-Kaedas, Osama Bin Laden si një kërcënim për vendin tonë dhe për të gjithë botën", deklaron në një komunikatë për shtyp Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-islamike (CAIR).
"Siç e kishim deklaruar disa herë që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Bin Ladeni nuk ka përfaqësuar asnjë herë myslimanët as islamin", shton organizata.
"Në fakt, përveç vrasjes së mijëra amerikanëve, ai dhe al-Kaeda kanë shkaktuar vdekjen e një numri të pallogaritshëm myslimanësh në të gjithë botën".
FRANCA: FITORE PER DEMOKRACINE
PARIS- “Vdekja e Osama bin Ladenit, është një fitore për të gjitha demokracitë që luftojnë kundër kësaj katastrofe të madhe që është terrorizmi, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe.
"Franca, SHBA-ja si dhe vende të tjera evropiane kanë bashkëpunuar ngushtë për të luftuar kundër terrorizmit. Ky është një lajm që më gëzon pa masë'', shtoi ai për radion publike ''France Inter''. Alain Juppe theksoi gjithashtu se ''vrasja e shefit të Al-Kaedës nuk do të zhdukë kërcënimin e atentateve''. ''Ne do të jemi më vigjilentë se kurrë. Kërcënimi terrorist është i lartë dhe për fat të keq është parë kohët e fundit në Marrakech'', shtoi ai.
BUSH: VRASJA E BIN LADEN FITORE PER AMERIKEN
WASHINGTON- Ish-presidenti amerikan, George W. Bush përshëndeti njoftimin për vrasjen e Ossama Bin Laden duke e cilësuar si fitore për Amerikën, rreth 10 vjet pas atentateve të 11 shtatorit 2001. "Përshëndes presidentin Obama si dhe burrat dhe gratë e shërbimeve tona të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete që i kanë kushtuar jetën e tyre këtij misioni'', deklaroi ish-presidenti.
"Kjo arritje është një fitore për Amerikën, për popujt që dëshirojnë paqe dhe për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit më 11 shtator 2001'', theksoi Bush, i cili u angazhua në pushtimin e Afganistanit në përpjekje për të kapur shefin e al-Kedës një muaj pas atentateve kundër World Trade Center dhe Pentagonit.
"Lufta kundër terrorizmit vazhdon, por sot Amerika ka dërguar një mesazh pa ekuivok: drejtësia do të shkojë në vend sado kohë që të marrë'', theksoi presidenti.
IZRAELI: ELIMINIMI I BIN LADEN SUKSES
TEL AVIV- Drejtuesit izrealitë përshëndetën sot vrasjen e shefit të al-Kaedës, Osama bin Laden. "Shteti i Izraelit i bashkohet gëzimit të popullit amerikan pas eliminimit të Bin Ladenit", theksohet në një komunikatë tw shpwrndarw nga zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
"Kryeministri Netanjahu përshëndeti presidentin amerikan, Barak Obama për këtë fitore të drejtësisë, lirisë dhe vlerave të përbashkëta të vendeve demokratike që kanë luftuar krah për krah terrorizmin'', shtoi ai.
Edhe Presidenti izraelit Shimon Peres theksoi se eliminimi i shefit të al-Kaedës përbënte një sukses të madh jo vetëm për SHBA-në, por gjithashtu për botën e lirë që merr frymë lirisht pas dënimit të merituar që iu dha Bin Ladenit".
(Suela Gera/BalkanWeb)