E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Bin Ladenit, Bush e Clinton: Fitore e madhe e Amerikës

Dy ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W Bush dhe Bill Clinton e kanë cilësuar si një fitore të Amerikës, vrasjen e liderit të Al Kaedës Osama Bin Laden.
 

Ish-presidenti George Bush i cili e nisi luftën ndaj terrorizmit, pas sulmeve të 11 shtatorit, publikoi një deklaratë për shtyp duke e cilësuar vrasjen e Bin Ladenit si fitore të madhe të Amerikës kundër terrorizmit.
 

"Kjo arritje e jashtëzakonshme shënon një fitore të Amerikës, për njerëzit që kërkojnë paqe në gjithë botën, dhe për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyrë më 11 shtator 2011”, tha Bush. Ai tha të njëjtën gjë si edhe Obama se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë.
 

Edhe Presidenti Clinton e ka quajtur këtë një moment “ekstremisht të rëndësishëm për familjet e të vrarëve më 11 shtator, por edhe për të gjithë njerëzit në botë që duan ta ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në paqe dhe liri.”
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›