Izraeli shënon Ditën e Holokaustit

Izraeli e përkujton sot Holokaustin, apo vdekjen e gjashtë milionë njerëzve, pothuaj një të tretën e popullit hebrej, që u vranë nga Gjermania naziste deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.
Në gjithë Izraelin u dëgjuan sirenat, ndërsa vendi mbajti dy minuta heshtje për viktimat.
Po sot, rreth 7.000 hebrej marshuan në Poloni në Aushvic, në vendin ku ndodhej kampi nazist i vdekjes.