Vrasja e Bin Ladenit, mediat amerikane: U djegsh në ferr!

Mediat amerikane kanë dhënë lajmin e pritur aq gjatë: vrasjen e njeriut që qëndron prapa sulmit të tmerrshëm terrorist të 11 shtatorit 2001. Lajmi që erdhi 25 minuta para mesnatës, sipas kohës amerikane, ka vënë në alarm mediat amerikane që kanë bërë mbulimin special të ngjarjes.
“New York Times” dhe “Washington Post”, kanë cituar Presidentin Obama se “drejtësia është vënë në vend”, kur kanë vendosur titujt e tyre. E tabloidët kanë qenë më të drejpërdrejt. “New York Post” ka shkruar: “E zumë” , kurse “New York Daily News” e pati për kryetitull “U djegsh në ferr!”. Rrjetet më të mëdha televizive raportuar gjithë natën, dhe ato që nuk kishin gazetarë në Pakistan, i dërguan atje me urgjencë.
“Për ju që sapo jeni zgjuar, bota ka ndryshuar automatikisht”, tha moderator i “Fox News”, Jon Scott në lajmet e orës 4 të mëngjesit.