E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia refuzoi trupin e Bin Ladenit

Asnjë shtet në botë nuk pranoi të merrte trupin e Osama Bin Ladenit për ta varrosur. “Sky News” raporton se një prej shteteve të cilat Amerika i luti ta merrte trupin ishte Arabia Saudite, e cila refuzoi një gjë të tillë, por e përshëndeti fuqishëm vrasjen e tij, duke shpresuar se është një shenjë e mirë për luftën kundër terrorizmit.

Por, përse u hodh kaq shpejt në det? Një zyrtar amerikan tha se kjo u bë për ta respektuar traditën fetare islame, sipas së cilës trupi duhet të varroset brenda 24 orësh. Gjithashtu, amerikanët nuk donin që varri i tij të shndërrohej në një vend ku pasuesit e tij do të luteshin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›