Drejtori i Urbanistikes Mori fund fenomeni i shumekatesheve
Cili eshte produkti i mbledhjes me te fundit te KRT te Bashkise se Sarandes
U miratuan 70 leje ndertimi nga te cilat 30 jane per objekte publike shume te rendesishme per modernizimin e Sarandes qe njeheresh forcojne imazhin turistik te saj dhe persosin disa lloje sherbimesh per komunitetin dhe pushuesin.
Cfare perfaqesojne keto leje ne vleresimin tuaj
Me miratimin e tyre pas rreth nje viti duhet pranuar se u hap nje perspektive e re.
Cila eshte vlera me e rendesishme e vendimeve te fundit
Ia vlen te theksohet se rastet e dosjeve te miratuara jane jo per shumekateshe por per 2-3 deri ne 4 kate. Domethene kemi dhene leje ndertimi per shtepi dhe objekte private jo ne lartesi.
Cfare do te thote kjo
Qe dalengadale po merr fund fenomeni i demshem per qytetin ai i ndertesave shumekateshe.
Me se ka lidhje mosmbledhja e KRT per gati nje vit te tere
Vonesa ka ardhur per shkak se gjate perpunimit te ketyre dosjeve kane dale shume mangesi ne dokumentacion te cilat kohe pas kohe jane plotesuar derisa erdhi momenti qe u organizua mbledhja me dosje te rregullta dhe brenda kerkesave te ligjit.
A ka pasur ndertime pa leje ne kete kohe qe ju kini nderprere dhenien e tyre
Ka pasur. Por ndaj tyre ka vepruar policia bashkiake inspektorati vendor urbanistik dhe ai kombetar.