E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda tani vetem me ndertime te uleta

KRRT e bashkise miraton 70 leje pas nje viti pushim. Lartesia maksimale 4 kate

Zhbllokohen ndertimet ne Sarande. Pas nje viti pushim Keshilli i Rregullimit te Territorit ne bashkine e qytetit bregdetar ka miratuar ne mbledhjen e zhvilluar kete jave 70 kerkesa per leje ndertimi nga qytetare te Sarandes.

Drejtori i urbanistikes Panjot Gunari konfirmon se miratimi i ketyre lejeve duhet kuptuar edhe si nje goditje qe merr dukuria e ndertimeve pa leje ne hapesiren kohore te nje viti. Permes miratimit me te fundit te lejeve te ndertimit bashkia u ka dhene pergjigje pozitive kerkesave te dhjetera qytetareve per leje te reja ndertimi apo rifreskim te atyre te dhena me pare si dhe i eshte hapur drita jeshile ngritjes se objekteve publike. 30 prej ketyre lejeve jane pikerisht per objekte publike nga te cilat disa llogariten me impakte te fuqishme per profilin turistik te Sarandes dhe konsiderohen investime madhore per qytetin.

Ndersa per qytetaret lejet e dhena jane per banesa dhe hotele kryesisht ne zonen Turizem-Kanali i Cukes por edhe te shperndara ne lagjet 2 3 dhe 4. Me lejet me te fundit te dhena nga bashkia per qytetaret vleresohet se ngushtohen mundesite per ndertime pa leje. Ne hapesiren kohore te nje viti nuk kane munguar tentativat per te ndertuar pa marre me pare leje ndertimi por me nderhyrjet e bera here pas here nga policia bashkiake dhe inspektorati vendor urbanistik situata eshte mbajtur nen kontroll. Me vlera edhe me te medha per ta shpetuar qytetin nga shumekateshet vleresohet fakti qe lejet e reja jane dhene per objekte 3-4 kateshe.

Ne Drejtorine e Urbanistikes jane duke u zbardhur dhe zyrtarizuar lejet e ndertimit duke pare ne detaj dokumentacionin e paraqitur. Perparesi ne terheqjen e tyre do te kene ata qytetare qe kryejne pagesat sipas llogaritjeve ne Drejtorine e Urbanistikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›