Kryetari i komunes me mjet te trafikuar
Hetimet
Kryetari i Komunes se Frakulles ne Rrethin e Fierit eshte kapur teksa qarkullonte me automjet te trafikuar. Policia ka nisur procedurat e hetimit per origjinen e dyshimte te mjetit dhe perfshirjen e kryekomunarit ne kete ceshtje nderkohe qe ka pranuar se edhe nje here me pare makina eshte bllokuar dhe me pas ka dale pa asnje problem. Behet fjale per kryetarin e Komunes se Frakulles Viktor Cervanaku. Prej kohesh ai qarkullon me nje automjet te tipit Rover me targa greke. Burimet zyrtare te policise se Fierit thone se ndalimi i kesaj makine u be gjate nje aksioni per identifikimin e mjeteve te trafikuara.