Vrasja e Gentian Beqirajt, lihen në burg dy policët roje
ELBASAN- Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit dje u zhvillua seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë për policët Sami Derstila dhe Neshat Budani, të cilët nuk parandaluan ekzekutimin e Gentian Beqirajt.
Pas prezantimit të palëve, prokurorët e çështjes kërkuan lënien në burg të dy efektivëve të policisë. Sipas organit të akuzës, Sami Derstila dhe Neshat Budani akuzohen për "Shpërdorim detyre" dhe "Bashkëpunim në krim", pasi ishin me shërbim në banesën e Gentian Beqirajt, ku ky i fundit ishte në arrest shtëpie, dhe s'mundën të ndalonin dot vrasjen. Ndërkohë, kreu i seancës gjyqësore, Ramazan Avdia, pasi dëgjoi fjalën e avokates vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për dy policët në fjalë. 40-vjeçari Gentian Beqiraj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi më 15 gusht të këtij viti, në lagjen "Sporti i Vjetër" të qytetit të Elbasanit. Edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiraj ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin, kjo nuk i pengoi dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin. Pak ditë më parë, Gjykata e Elbasanit liroi Florenc Çapjan, i dyshuar për vrasjen e Beqirajt.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)