Vrasja e Konomit, gjyqtarët: Moszbardhja, ogur i keq

Gjyqtari i vrarë, Skerdilajd Konomi
TIRANE- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me rastin e njevjetorit te vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi, duke shprehur keqardhjen per moszbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve, i drejtohet me nje apel autoriteteve përgjegjëse për të itensifikuar punën për zbulimin e autorëve.
“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në këtë përvjetor të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, konstaton me keqardhje të thellë e dëshpëruese se nuk është bërë azgjë rreth zbardhjes së këtij akti kriminal. Kjo përbën një ogur jo të mirë për drejtësinë, në veçanti dhe shoqërinë, në përgjithësi. Ndaj gjejmë rastin ti bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse për të itensifikuar punën për zbulimin e autorëve të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo urdhëruesve të saj”- thuhet ne deklaraten per shtyp.
Ne te theksohet se me vrasjen makabër e tipit mafioz te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, drejtësia humbi nje gjyqtar te nderuar, të aftë e kurajoz; familja humbi njeriun më të dashur; ne gjyqtarët humbëm kolegun e shokun, ndërsa shoqëria mori një goditje domethënëse në sigurinë e saj në jetën e përditshme.
Sipas unionit kapja e autoreve do të përbënte një ngushëllim për familjen e shoqërinë, por mbi të gjitha është mision e përgjegjësi për të sjellë më shumë shpresë për siguri publike dhe drejtësi të pavarur e të përgjegjshme në vend.