Xhafaj: Berisha bllokoi imunitetin e integrimin

Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh se shtyrja e shqyrtimit të paketës së propozuar nga PS-ja për ndryshimet kushtetuese, do të ndikojë në mos marrjen e statusit këtë vit.
“Mazhoranca donte afat kur kishin ditë të tëra që mbanin draftin me propozimet tona në duar. Kërkuan 2 javë, kush ata por si ushtar të bindur të kryeministrit votojnë ligjet që kanë ardhur në parlament të hënën dhe i votojnë të enjten. Morën 2 javë, rregullorja e lejon një gjë të tillë, në rregull, por pas kësaj Berisha nuk ka të drejtë të bërtasë së ditët po ikin dhe imuniteti nuk po hiqet dhe të mos drejtojë gishtin nga opozita për bllokim të procesit. Njeriu i vetëm që po bllokon sot heqjen e imunitetit dhe procesin e integrimit është vetë Sali Berisha”, theksoi Xhafaj në një konferencë shtypi.
Sekretari i çështjeve ligjore në Partinë Socialiste u shpreh se opozita synonte që paketa të diskutohej deri më datë 15 shtator, ndërsa miratimi të bëhej brenda datës 30 shtator, duke përfshirë edhe votimin për imunitetin. "Berisha u tha jo propozimeve të PS-së. Kryeministri i tha jo paketës tonë duke i thënë jo nevojës reale në fushën e drejtësisë. Kryeministri i tha jo ofertës publike dhe konkrete për bashkëpunim dhe konsensus në të mirë të reformave që i nevojiten shqiptarëve. “Shtyrja e nismës nga deputetët e mazhorancës me arsyetimin se u duhet kohë e mjaftueshme që të njiheshin me projektin, çuditi opozitën. Kërkuan kohë për shqyrtimin e paketës kur një ditë më parë e kishin cilësuar si paçavure. Bashkimi Europian nuk mund ta pranojë këtë përqendrim të pushtetit. Berisha ka si qëllim të kontrollojë institucionet e pavarura të drejtësisë", vijoi ai. /Start/
2012-09-08 14:04