E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: Demilitarizimi i municione, siguri për vendin

Pas Beratit dhe Vlorës, zëvendës ndihmes sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker është ndalur në Elbasan, ku është njohur me procesin e demilitarizimit të municioneve që kryhen në uzinën e Mjekësit. Riker ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi ndërkohë që ka theksuar se demilitarizimi i municioneve dhe armatimeve të tepërta krijon siguri jo vetëm të shtetit shqiptar, por edhe të rajonit në tërësi.
 

“Jam shumë i kënaqur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur mundësi që të kontribuojnë në procesin e demilitarizimit të municioneve. Kjo gjë e bën Shqipinë më të sigurt, por edhe rajonin po ashtu. Kështu që jemi shumë të lumtur që jemi partner me Shqipërinë dhe shumë të kënaqur që kemi vendin tuaj aleate të plotë në NATO” tha Reeker.
 

Ai është shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes Arben Imami, i cili vleresoi kontributin dhe ndihmën e dhënë nga SHBA për procesin e demilitrarizimin e municioneve tepër të rëndësishëm për vendin tonë.
 

Uzina e lëndëve plasëse në mjekës ka shërbyer për disa vjet në procesin e demilitarizimit të armatimeve dhe municioneve ku vetëm në vitin 2011 janë shkatërruar 26 mijë ton municione.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›