Moro: Imuniteti të hiqet sa më shpejt

Ai thotë për mediat se shpreson që imuniteti të hiqet sa më shpejt.
“Unë mendoj se çështja e reformës lidhur me heqjen e imunitetit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe sigurisht uroj që ajo të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi është një nga elementet që bën pjesë në vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë në diskutimin që do të bëhet për statusin”, theksoi ajo.
Për ambasadoren franceze në Tiranë, çështja e imunitetit është një ndër shumë çështjet e tjera të rëndësishme që përcaktojnë progresin e Shqipërisë. “Duhet të saktësoj se është një element ndër shumë të tjerë. Pra, është shumë e rëndësishme që Shqipëria të mos neglizhojë as elementët e tjerë, për të cilët pritet ende progresi i saj. Është e vërtetë që do nisë diskutimi i projekteve me radhë, njeri pas tjetrit, por në fund të fundit ajo që është e rëndësishme është tabloja e përgjithshme, dhe se çfarë kjo përfaqëson në raport me progresin që duhet arritur në të 12 prioritet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Ambasadorja e Moro. /Start/
2012-09-08 15:15