Vrasja e Mirit të Xhikes, seanca e radhës për të pandehurin

Gjykata u njoh sot me pohimet e dy ekspertëve gjenetikë, lidhur me krahasimin e ADN-së së të pandehurit me atë të kampionit të gjakut të gjetur në vendin e ngjarjes, që pretendohet se i përket Tufës.
Para Gjykatës, ekspertët pohuan se dy kampionët e AND-së përputhen në masën 90 % mes tyre.
Lavdërim Tufa, 35 vjeç, ndodhet i arrestuar që prej vitit 2003, pasi dyshohet se është një nga autorët kryesorë të vrasjes me armë zjarri të 3 personave, midis tyre edhe “Miri i Xhikes”, në zonën e Lundrës në Tiranë. Në ngjarjen në fjalë, pretendohet se mbeti i plagosur me armë njëri nga autorët e saj.
Pak kohë pas ngjarjes, Tufa u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë. Por, Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë edhe një herë për rigjykim këtë çështje. /Start/
2011-07-06 16:54