Mediat amerikane të paqarta për fatin e kongresmenes, Giffords- zyrtarë të Spitalit thonë se ajo do t’i mbijetojë sulmit në kokë

Anëtarja e Kongresit amerikan, u qëllua dje me plumb në kokë nga një 20 vjeçar, gjatë një takimi me zgjedhësit në qendrën tregtare të qytetit Tucson, Arizona. Zyrtarët e Spitalit thonë me optimizëm se anëtarja e Kongresit amerikan do t’i mbijetojë plagës së marrë në kokë. Bilancet flasin për 6 të vdekur dhe 12 të plagosur
Ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin kritikohet për prezencën e kongresmenes Gifford në të ashtuquajturën “Target List”
Mjekët e Spitalit të qytetit amerikan, Tucson në Arizona, garantojnë se kongresmenia demokrate, Grabriell Giffords, ndodhet ende në rrezik për jetën, pas orëve të tëra në reanimacion, ku iu nënshtrua një ndërhyrje emergjente kirurgjikale. Giffords u qëllua në kokë në qytetin Taskon të Arizonës, gjatë një takimi elektoral në qendrën tregtare. Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve është në gjendje kritike për jetën. Të paktën kështu shkruajnë mediat më të mëdha në SHBA dhe në mbarë botën. Skepticizmi i prestigjiozeve ndërkombëtare ëhstë kompleksuar nga informacione të ndryshme nga burime të shumtë. Fillimisht u dyshua se kongresmenia Giffords ndërroi jetë gjatë ndërhyrhjes kirurgjikale në kokë, por doktori Peter Rhee, njëherazi drejtor i traumës në Universitetin e Arizonës tha se është optimist për kontrollin e situatës shëndetësore të Giffords, duke shkuar dhe më tej për shërim të saj, megjithëse u shpreh se ajo vazhdon të jetë në gjendje kritike. Raportimet e shumta të prestigjiozeve amerikane si Neë York Times, CNBC, ABC, CBCNEËS dhe CNN flasin se shëndeti i Giffords, është nën monitorimin e rreptë të mjekëve më të specializuar amerikanë. Nga sulmi i një 20 vjeçari në qendrën Tregtare të qytetit Tucson, në Arizona, mbetën të vdekur në vend 6 persona, mes të cilëve dhe një vogëlushe 9- vjeçare. Po ashtu është raportuar i vdekur dhe gjyqtari i Gjykatës Amerikane të Drejtësisë, John Roll. Trembëdhjetë të tjerë u plagosën në vendngjarje, duke përfshirë edhe Giffords. Pesë ishin të rreshtuara në gjendje kritike dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë. Të gjithë kishin dalë nga operacioni nga të shtunën në mbrëmje.
Presidenti Obama: Sulmi në Arizona, tragjedi kombëtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kongresmenes Gabriell Gifords duke e cilësuar ngjarjen si tragjedi kombëtare. “Kjo është më shumë se një tragjedi për ata që janë të përfshirë. Është tragjedi për Arizonën dhe tragjedi për gjithë vendin tonë. Ajo çfarë bëjnë amerikanët në kohë tragjedish është të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Obama.
Ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin kritikohet për prezencën e kongresmenes Gifford në të ashtuquajturën “Target List”
Ende nuk e dimë se kush fshihet pas agresionit të 22 vjeçarit, Jared Loughner, në tentativën për të ekzekutuar kongresmenen, Gabrielle Giffords, dhe shoqëruesit e saj, duke përfshirë edhe një fëmijë dhe gjykatësin federal, i cili vdiq nga plagët e tyre. Por kritikët e Sarah Palin kanë përpiluar tashmë një lidhje mes të shtënave të djeshme dhe fakti që ish-guvernatori i Alaskës, Palin e ka vënë Giffords në “listën e synuar”, si të padëshiruar, apo objektivat që do sulmoheshin politikisht në zgjedhje. Në listën e saj, citojnë mediat amerikane, Palin shkruan se “ne jemi duke i kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarëve të Dhomës që votuan në favor të reformës shëndetësore të Obamës, dhe përfaqësojnë rrethet që senatori John McCain u ndesh në zgjedhjet e 2008-ës.
Ajo përmend veçanërisht Giffords dhe pastaj vazhdoi të thotë se “ne do të synojmë në këto përballje dhe shumë të tjerë”... Në përgjigje të lajmeve që Giffords ishte qëlluar, Palin postoi në faqen e saj zyrtare ngushëllimet e saj. “Ngushëllimet e mia të sinqerta janë ofruar në familjen kongresmenes, Gabrielle Giffords dhe viktimat e tjera nga të shtënat tragjike në Arizona, në emër të familjes time, ne të gjithë lutemi për viktimat dhe familjet e tyre, dhe për paqe dhe drejtësi”- shkruan ajo.