E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom: Lëvizja pa viza e shqiptarëve në “Schengen”, proces i suksesshëm- BE ka besim të fortë te qeveria

09-01-2011 / Gazeta 55

Komisioni Evropian vlerëson si të suksesshëm procesin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në hapësirën e zonës “Schengen”, ndërsa lëshon kritika ndaj qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë, për paaftësi në respektimin e ligjeve të lëvizjes së lirë

Heqja e vizave me Shqipërinë është tashmë në vëzhgim nga ndërkombëtarët. Raporti i parë i vëzhgimit për këtë proces do të publikohet pas 5 muajsh. Në një intervistë për Alsat, zëdhënësi i komisioneres për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom thotë se tashmë është ngritur mekanizmi i vëzhgimit dhe shifrat e para zyrtare do të bëhen të ditura në këtë raport. “Komisioni e ka vlerësuar në mënyrë të veçantë vendimin për heqjen e vizave nga Këshilli, sipas rekomandimit të tij, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë të drejtë të lëvizin pa viza në vendet e BE-së. Është miratuar po ashtu një mekanizëm vëzhgimi dhe për këtë do të ketë një raport të parë pas 5 muajsh. Atëherë ne do të kemi në dorë tendencat dhe shifrat e para”- tha Michele Cercone. Lidhur me ecurinë e procesit pas heqjes së vizave, Cercone thotë se ndërkombëtarët kanë besim tek qeveria dhe qytetarët shqiptarë në zbatimin me korrektësi të rregullave të liberalizimit të vizave.
“Siç e kemi thënë tashmë, ne kemi besim te qeveria dhe qytetarët shqiptarë. Është shumë e rëndësishme të përfitojmë nga kjo liri pa abuzuar me të. Dhe ne besojmë se punët do të shkojnë mirë”- tha Cercone. Shqipëria dhe Bosnja përfituan nga procesi i heqjes se vizave në 15 dhjetor të vitit që lamë pas.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›