E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Hoxha: Drejtësia mbron njerëzit e bllokut, Besnik Dabulla është eksponent i “Hakmarrjes për Drejtësi”

09-01-2011 / Gazeta 55

Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie të birin e Arta Dades - konfirmohet krimi i bllokmenëve të rinj


Partia Demokratike ka kritikuar drejtësinë shqiptare në lidhje me vendimin e djeshëm të dhënë nga gjykata e Tiranës për djalin e deputetes së PS-së Arta Dade, Besnik Dabulla. Në reagimin e parë të saj në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet ku djali i deputetes Dade ka plagosur nipin e ish-kryeministrit Adil Çarçani Edrin Lufin, Partia Demokratike ka theksuar se lënia e lirë e Besnik Dabullës është një karshillëk që i bëhet ligjit. Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Fatos Hoxha ka theksuar se emri i djalit të deputetes Dade nuk është i panjohur për drejtësinë pasi sipas tij ai është pjesëtar i organizatës “hakmarrje për drejtësi”. Ai gjithashtu theksoi se lënia e lirë e Besnik Dabullës është një fyerje që i bëhet opinionit publik pasi çdokush që do të ishte arrestuar me armë pa leje do të ishte dënuar sipas ligjit. “Përse drejtësia mbron banditët e bllokut? Ka ardhur koha që institucionet të reagojnë edhe ndaj krimeve të bllokmenëve të rinj”- theksoi Hoxha.


Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie të birin e Arta Dades - konfirmohet krimi i bllokmenëve të rinj


Prokuroria kërkoi 20 ditë burg deri në hetimin e plotë të ngjarjes, si dhe përpilimin e dosjes me akuzën e “plagosjes së rëndë” si dhe “armëmbajtjes pa leje”, por gjykata s’e ka përballuar presionin e mediave majtiste dhe ka vendosur veç për masën e arrestit shtëpiak 


Djali i ish deputetes së Lagunës, aktualisht ende militon në Partinë Socialiste Arta Dade, mori pjesë pak ditë më parë në një përplasje me armë mes trashëgimtarëve të familjeve ish bllokmene, duke lënë të plagosur nipin e Adil Çarçanit, ish kryeministri i fundit i nomenklaturës hoxhiste. Gjykata ka 0dhënë dje masën e ndëshkimit. Ndonëse është treguar tolerante nga kjo anë. Vetëm ‘arrest shtëpie’ për Besnik Dabullën, është masa e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg. Ai akuzohej për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje të rëndë”. Mbrëmjen e së mërkurës, Besnik Dabulla akuzohet se ka plagosur shokun e tij, Endri Lufi, në dalje të lokalit, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Edrin Lufi deklaron në aktin në fjalë se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shumë miqësore me Dabullën, por kjo sigurisht që nuk e lejon atë t’i aprovojë lirinë të arrestuarit në një kohë kur ai ka kryer një krim, ka shkelur ligjin dhe ligji ndëshkon shkelësin. Ndalimi i Dabullës u krye po atë natë në dalje të spitalit, ku kishte shkuar për të dorëzuar për mjekim Lufin, nipin e ish-kryeministrit komunist të Shqipërisë, Adil Çarçani. Tendenca e Endrin Lufi, për të shfajësuar ‘shokun’ Dabulla, i cili i drejtoi armën qoftë me dashje, apo pa dashje ose me qëllim, për ta ekzekutuar apo thjesht për ta trembur, duke e lënë të plagosur, është thjesht përpjekja për të mbrojtur kupolën vrastare të trashëgimtarëve të nomeklaturës. Drejtësia duhet të kishte dhënë formën e vërtetë të ndëshkimit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një person i cili nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›