Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë – Përftohen imazhet e autorit nga kamerat e sigurisë, disa të shoqëruar

Një ditë pas ekzekutimit të Renato Hoxhajt në Vlorë, burimet e Policisë së qytetit bregdetar bëjnë të ditur se kamerat e sigurisë në zonë kanë arritur që të filmojnë një person duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave, një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin, i kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën.
Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit, aty ku në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të goditura nga një armë tip pistoletë 9 mm.
Imazhet e kameras së sigurisë tregojë autorin, i cili është larguar po nga e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzumbabasë.
Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth, me qëllim për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit.
Policia deri më tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë deri më tani detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.
Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor dhe ka deklaruar se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarrë.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/