Forcimi i shpejtë i Lekut, BSH ndërhyn në treg

Ekspertët vlerësojnë se, ndërhyrja e kryer kosistoi në blerjen e euros në kuotën 138.9 lekë.
Ndërkohë, bankat dhe agjencitë e këmbimit valutor gjatë ditëve të fundit kanë shfaqur tendencën e zgjerimit të marzhit mes kuotës së shitjes dhe asaj të blerjes së euros, duke treguar kështu shenja nervozizmi dhe pritshmërie për luhatje të forta.Sipas kursit mesatar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro u shkëmbye sot për 138.76 lekë, 19 qindarka më lirë se sa dita e djeshme.
Leku është forcuar gradualisht gjatë dy javëve të fundit kundrejt euros dhe është dobësuar kundrejt dollarit, duke reflektuar situatën në tregun ndërkombëtar. Euro ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit kundrejt monedhave të tjera ndërkombëtare si pasojë e pasigurive të krijuara nga kriza politike dhe ekonomike në Greqi.
Por kriza në Greqi duket se ka dhënë edhe pasoja të tjera në ekonominë shqiptare pasi vlerësohet se shumë emigrantë që kanë jetuar prej vitesh në Greqi, po transferojnë kursimet e tyre në atdhe si mënyra më e thjeshtë për të shmangur rrezikun e daljes së Greqisë nga eurozona.
Dalja e Greqisë nga euro dhe vendosja e një monedhe të re mund të përgjysmojë brenda pak ditësh vlerën e kursimeve që gjenden aktualisht nëpër bankat e Greqisë./Start/
2012-05-20 10:30