E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per here te trete

Opozita e bashkuar hapi ne qytetin e Elbasanit ciklin e trete te protestave popullore per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.


Per te freskuar kujtesen e lexuesit ndoshta ia vlen te kujtojme se vala e pare e ketyre protestave daton periudhen tetor-dhjetor 2009. Ato u nderprene per shkak te rezolutes se Keshillit te Europes dhe zbarkimit ne Tirane te nje delegacioni te larte ndermjetesues nga Asambleja Parlamentare e ketij Keshilli.


Vala e dyte e protestave pasoi deshtimin e ketij misioni dhe terheqjen de fakto te Keshillit te Europes nga kriza shqiptare. Protestat e opozites kesaj radhe qene
me te shumta me te medha.


Ato kulmuan me mitingun madheshtor te 28 prillit 2010 dhe me greven e famshme te urise ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Kjo vale e dyte futi ne valle me fort se asnjehere tjeter Parlamentin Europian dhe zyren e komisionerit per zgjerimin ne BE Stefan Fule.


Berisha dhe Rama u ftuan ne Bruksel per te diskutuar pikat e nje marreveshjeje te mundshme qe do ti hapte rrugen hetimit parlamentar te zgjedhjeve. Nje mori zyrtaresh dhe ekspertesh te Parlamentit dhe Komisionit Europian ndermoren nje ecejake te pazakonte Bruksel-Tirane per te finalizuar dialogun e nisur.


Parlamenti Europian votoi nderkaq nje rezolute ne te cilen i kerkonte Shqiperise ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar me shumice opozitare dhe ne drejtimin e opozites per te hetuar materialet elektorale.


Kjo rezolute ishte arritja me e madhe ne bilancin e perpjekjeve dhe protestave te dyta te opozites per te zhbllokuar hetimin e zgjedhjeve. Ne fillim rezoluta e PE-se u pershendet si zgjidhja me e mire nga te dyja palet por me kalimin e kohes Berisha dhe qeveria e tij nxoren bishta dhe perdoren pirueta te ndrydhme per ta shnderruar ne nje cope letre pa vlere duke u akuzuar per kete qendrim ne raportin europian qe shoqeroi refuzimin e kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat.


Vala e trete e protestave u paralajmerua dhe nisi ne sfondin e kundershtimit te vendosur te qeverise per te zbatuar rezoluten e Parlamentit Europian. Edhe pasi opozita beri se fundi oferten e re te perjashtimit te fleteve te votimit nga objekti i hetimit parlamentar.


Sic shihet opozita nuk i ka pasur asnjehere nje qellim ne vetvete protestat. Prandaj edhe i ka nderprere sa here eshte hapur nje spirale per nje zgjidhje institucionale. Ne te tria ciklet e protestes opozita u eshte drejtuar shesheve per shkak te refuzimit kokeforte te shumices qeverisese per te gjetur nje zgjidhje ne Kuvendin e Shqiperise.


Opinioni publik dhe faktori nderkombetar jane deshmitare te perpjekjeve nismave dhe ofertave te vazhdueshme politike dhe ligjore te PS-se dhe PBDNJ-se per te vene ne levizje hetimin parlamentar te zgjedhjeve.


Te gjitha keto perpjekje dhe oferta jane hedhur
poshte apo shmangur me nje cmim shume te larte nga shumica deri duke rrezikuar seriozisht ardhmerine e zgjedhjeve te lira.


Ne keto kushte ka qene dhe eshte jo vetem e natyrshme por edhe e detyrueshme qe opozita sa here deshton apo nuk do Kuvendi tu drejtohet qytetareve. eshtja e zgjedhjeve nuk eshte nje propozim i zakonshem programor i nje partie apo grupi partish.


Nje opozite e pergjegjshme nuk mund ta lere hetimin e zgjedhjeve sepse refuzohet nuk mund te heqe dore sepse nuk i ka votat e ca me pak nuk mund te terhiqet sepse pala tjeter e merr me te tallur sot kerkon nje ok nga Strasburgu per fletet neser thote pse po i lini fletet domethene pse doni zgjidhje Opozita ka detyrimin te investohet deri ne fund brenda institucionit te Kuvendit duke u treguar elastike me kerkesat e saj ne masen qe te mos demtohet thelbi i transparences.


Por ajo nuk ka te drejte te beje pazarlleqe apo te lejoje te shuhet ne korridoret e pallateve politike nje kauze qe u perket te gjitheve sic eshte kjo e zgjedhjeve te lira e te ndershme pa te cilat- nuk eshte e tepert ta perserisim pa pushim- nuk ia vlen te jetohet.


Kthimi i opozites ne sheshet e protestes eshte vendimi per ta ndare me qytetaret vazhdimin e betejes per zgjedhjet eshte rikthimi ne nje institucion te vecante dhe te pazevendesueshem te demokracise.


Ne te vertete ne qofte se i referohemi historise tre-katermbedhjete mujore te ngercit protestat opozitare jane i vetmi institucion qe ka prodhuar levizje reale ne fushen e ngrire te transparences. Shumica qeveritare ne kuvend ka bere sikur ka kerkuar zgjidhje por se fundi ka dale zbuluar si kundershtare e vendosur e hetimit real te zgjedhjeve .


Dialogu politik i nivelit te larte ka qene shterp per faktin se qeveria e zotit Berisha sic nenvizohet edhe ne raportin e fundit te Komisionit Europian nuk ka treguar gatishmeri per tju pergjigjur propozimeve te opozites.


Prokuroria me perjashtim te rastit emblematik te Ruzhdijes nuk ka bere me asgje me padite qe kane depozituar atje partite opozitare. Ne gjithe kete perbetim te madh per te mbytur te verteten e zgjedhjeve protestat kane qene nje investim i pakrahasueshem per nxjerrjen ne drite te se vertetes.


Protestat jane faktori madhor i nderkombetarizimit si asnjehere tjeter te problemit te zgjedhjeve si problem me i madh i pazgjidhur
i demokracise shqiptare.


Protestat nuk kane hapur kuti votimi por e kane hapur ne shkalle te gjere kete problemi. Asnjehere nuk eshte folur kaq shume dhe nuk eshte protestuar kaq shume per nje kauze qe dikush e ka pas konsideruar kryesisht si nje kauze intelektuale dhe elitare. Shqiptaret e protestave i kane dhene karakter popullor kesaj kauze.


Per ta thene ndryshe shqiptaret po behen dora dores masivisht elitare ne vleresimin e zgjedhjeve. Vetem kjo vetedije per rendesine e zgjedhjeve mund ta ktheje ne rruge te mbare demokracine dhe zhvillimin.


Do te zgjateshim shume po te listonim risite dhe vlerat qe kane sjelle protestat ne betejen e madhe per zgjedhje te lira. Secili edicion ka sjelle nje zhvillim te madh ne gjithe ecurine e kesaj beteje qe me te drejte eshte quajtur kauze. Heren e pare kjo kauze ka pasur mbeshtetjen e opozites dhe
popullit opozitar.


Heren e dyte ka pasur mbeshtetjen e gjysmes se Europes. Heren e trete ka mbeshtetjen e mbare Europes dhe te mijera e mijera qytetareve te lire ne Shqiperi. Protestat e heres se trete startojne nga nje pike shume me e larte e natyres dhe njohjes qe ka publiku i gjere dhe faktori nderkombetar per krizen politike ne Shqiperi.


Gjithe kjo kohe ka qene edhe nje lloj gare mes paleve per zhveshjen e ndersjelle nga justifikimet. Tani qe opozita hodhi oferten e fundit per perjashtimin e fleteve nga hetimi dhe qeveria nuk ka ende nje pergjigje kriza eshte me lakuriq se kurre. Qeveria nuk ka me justifikime dhe alibi.


Gjithnje jane vene baste per protestat e opozites. Sa do te zgjasin Kur mund te ndalen Se kush ka qene ne te drejten e tij te jape nje mendim te vere nje afat.


Personalisht gjithnje kam menduar se afati eshte hetimi parlamentar. Kjo eshte nje sfide per te ndryshuar pozitivisht historine e zgjedhjeve
domethene historine e demokracise. Si e tille ajo nuk mund te permbushet pa pjesemarrjen e publikut. Hera e trete ka filluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›