E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e bardhe ja si do te festohet ne Tirane

Pas ores 1500 ne disa rruge do te ndalohet qarkullimi. Ne bulevard koncert maratone me muzike popullore


Programi perfshin edhe ekspozita te nallbanit artizanit te dimiqve dhe punuesit te shajakut


Ashtu sikunder ka ndodhur per shtate vite me radhe edhe 29 nentori i sotem do te festohet ne kryeqytet me nje sere aktivitetesh te organizuara nga Bashkia e qytetit. Aktivitetet e kesaj dite te pagezuara ndryshe si Nata e Bardhe do te nisin pasdite dhe do te vazhdojne deri ne oret e para te mengjesit.


Bashkia e Tiranes ka njoftuar paraprakisht se ne programin e dites se sotme do te kete aktivitete per te gjithe grup moshat duke filluar qe nga femijet e deri tek moshat e treta.


Per te rinjte


Edhe per kete vit nuk do te mungoje nisma Perqafome. Nje grup te rinjsh te Rrjetit Rinor te veshur me bluzat dedikuar ketij aktivitet do te dhurojne perqafime per te gjithe qytetaret qe do te ndjekin aktivitetet e dites se sotme. Nje nisme kjo qe synon te percoje mesazhin e dashurise.


Pjese e programit do te jete edhe nje koncert me muzike klasike ku nxenesit e liceut artistik dhe studente te Akademise se Arteve do te luajne disa nga kryeveprat boterore te muzikes klasike.


Qendra me e re komunitare e krijuar nga Bashkia pak muaj me pare TEN do te kete ne kete aktivitet pjesen e saj. Femijet e kesaj qendre do te japin shfaqen e tyre ne skenen e ndertuar tek Ura e Re prane zones se ish-bllokut. Programi i tyre eshte nje surprize qe femijet nuk kane dashur ta bejne publike.


Megjithate ajo cka nuk do te mungoje do te jene kavaletat e piktures te vendosura ne rruge ku femijet jo vetem qe do te ndajne krijimtarine e tyre me publikun por do te ftojne edhe qytetaret qe te japin nje dore ne telajo.


Zona e bllokut si zona me e preferuar nga te rinjte eshte zgjedhur edhe kete vit per argetimin e tyre. Tingujt e kengeve me te degjuara te ketij viti balerine dhe dj te njohur luajne sot ne skena e improvizuara ne ish Bllok.


Ndersa per me romantiket prane Kuvendit nje grupe te rinjsh do te performojne live me kitarat e tyre suksese te muzikes mbare boterore. Per here te pare ne Tirane do te kete nje demonstrim masiv te disiplines se taekwondo ku 120 te apasionuar te kesaj dege te arteve parciale do te ekzekutojne ushtrime te ndryshme.


Per me te rriturit


Nje tjeter risi e kesaj mbremje te vecante eshte koncerti maratone me grupet artistike folklorike nga zona te ndryshme shqiptare. Koncerti qe do te zhvillohet ne uren e madhe te Bulevardit eshte parashikuar te zgjase 7 ore. Grupet qe do te interpretojne jane nder me te njohurat e muzikes folklorike Shqiptare.


Aty do te jete e gjithe Shqiperia. Ansambli Tirana dhe ansamblet e Durresit dhe te Elbasanit do te perfaqesojne denjesisht muziken e Shqiperise se mesme. Do te sjelli serenatat korcare grupi Lira si dhe nuk do te mungojne vallet e krahines se Raices.


Nata e Bardhe nuk do te festohet vetem me muzike. Ndoshta per here te pare ne historine e Tiranes do te jene bashke ne nje ekspozite te improvizuar ne Lulishten e Vellezerve Frasheri nallbani artizani i dimiqve punuesit e shajakut llustaxhiu e kosaxhiu.


Aty do te tregohen disa nga punimet me te mira te ketyre zanatcinjve te cilat do te shoqerohen me shpjegime nga vete mjeshtrit ose pasardhesit e tyre. Nje tjeter ekspozite do te jete per dashamiresit e sahateve te vjeter. Edhe per kete vit Bashkia e Tiranes do te hape si gjithmone dyert per qytetaret e saj dhe kushdo mund te kete mundesi te vizitoje Bashkine e te takoje kryetarin madje te beje foto.


Masat


Per te siguruar nje mbremje sa me te qete dhe pa incidente Bashkia ka kerkuar edhe mbeshtetjen e policise se qarkut te Tiranes pasi per shkak te bllokimit te disa prej rrugeve kryesore ne qender te qytetit mund te krijohen probleme ne trafik.


Bashkia e Tiranes njofton qytetaret se duke filluar nga ora 1500 do te bllokohen keto akse rrugore bulevardi Deshmoret e Kombit nga sheshi Skenderbej deri tek sheshi Nene Tereza nje pjese e rruges Deshmoret e 4 Shkurtit nga Bajram Curri deri tek kryqezimi me rrugen Abdyl Frasheri si dhe ne Uren e Re me harqe e Blloku. Qarkullimi i makinave ne keto segmente do te bllokohet duke nisur nga ora 15.00 dhe do te vazhdoje deri ne perfundim te aktiviteteve.


Bashkia e Tiranes kerkon njekohesisht edhe mirekuptimin e qytetareve te cilet ftohen te marrin pjese ne festimet e kesaj nate ku do te gjejne edhe mjaft surpriza qe ata do ti zbulojne gjate nates.


Rruget qe do bllokohen


Bulevardi Deshmoret e Kombit nga sheshi Skenderbej deri tek sheshi Nene Tereza

Rruges Deshmoret e 4 Shkurtit nga Bajram Curri deri tek kryqezimi me rrugen Abdyl Frasheri

Ura e Re ne zonen e ish bllokut


Aktivitetet


Ura e madhe
Koncert me muzike popullore
Ansambli Tirana
Ansambli i Durresit
Ansambli i Elbasanit
Grupi Lira
Ansambli i Librazhdit


Ura e bllokut
Qendra TEN
Nisma Perqafome
Muzike live me kitare

Bashkia

Takime me Kryetarin e Bashkise
Demonstrim i disipline taekwondo nga 120 sportiste


Lulishtja Vellezerit Frasheri
Ekspozite me sahate te vjetra
Ekspozite me objekte te zanateve te vjetra

Ish blloku
Koncert me muzik rok


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›