E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës, Studentet:SIGMA s'na jep dëmshpërblimin

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Studentet: Na detyrohen 1.5 miliardë lekë  Tragjedia e Himarës më 22 maj 2012 ELBASAN- Studentet e mbijetuara të aksidentin tragjik të Himarës nëpërmjet një deklarate për shtyp thonë se kompania SIGMA nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin për aksidentin e ndodhur më 22 maj kur autobusi me të cilën udhëtonin për një ekspeditë mësimore u rrëzua në greminë, pranë Himarës.

Ata i bënjë apel institucioneve të ndërhyjnë.

“Kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti dhe nuk kemi marrë asgjë. Kompania e sigurimeve SIGMA na detyrohet 150 milionë lekë (të reja). SIGMA nuk i plotëson detyrimet”- kanë thënë studentet e mbijetuar të aksidentit tragjik në një deklaratë për shtyp të bërë sot paradite para Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

Studentja e mbijetuar, Blerina Cereni, në emër të shoqeve të saj i bën apel ministrisë së Drejtësisë Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Berisha të shohin çështjen me rigorozitet “pasi vajzat kanë nevojë për para për të ndjekur kurat”. Në rast se nuk zgjidhet çështja ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta të cilat do të përshkallëzohen deri në grevë urie.

Aksidenti i rëndë i mori jetën 11 studenteve, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një studenteje e cila arriti t'i mbijetojë. 26 studente u plagosën.

(FOTO: Aksidenti në Himarë dhe disa nga të mbijetuarat sot gjatë kërkesës për dëmshpërblim)

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›