Vizita ne Tiranen zyrtare Haxhinasto takim me Marles
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim zëvendësministrin e Jashtëm të Austarlisë, Richard Marles. Në konferencën e përbashkët për shtyp Haxhinasto ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka theksuar se ky bashkëpunim do të shtrihet në fusha të ndryshme. Ndërkohë në fjalën e tij, Haxhinasto bëri publik dhe qëndrimin për incidentin në kufi me gjyqtarët shqiptarë.
“Të gjithë veprimet tona diplomatike do të marrin qëndrimin dhe shpjegimin e palës greke dhe më pas do bëjmë reagimin përkatës. Është e papranueshme që kushdo qytetar shqiptar të pengohet të ushtrojë të drejtën legjitime për të lëvizur i lirë”, vuri në dukje Haxhinasto, sa i takon një çështje të tillë.
Ndërsa zëvendësministri i Australisë e ka konsideruar takimin me Haxhinaston si të frytshëm. Marles e ka vënë theksin tek bashkëpunimi për paqen në Afganistan ku ka gjetur rastin të shprehë dhe ngushëllimet për humbjen e Kapiten, Feti Voglit.
Zëvenësministri i Jashtëm australian ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë ku ka takuar personalietet e politikës shqiptare. Ndërkohë që ministri Haxhinasto ashtu siç deklaroi edhe gjatë konferencës së shpejti pritet të vizitojë Australinë.