Debitorët, OSSH-ja u ndërpret energjinë 167 subjekteve
26/02/2010 Nga penalizmi nuk janë përjashtuar as institucionet shtetërore
Operacioni për ndërprerjen e energjisë elektrike për subjektet debitore ka dhënë rezultatet e para. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi dje se rreth 167 subjekteve në nëntë qytete të Shqipërisë u është ndërprerë furnizimi me energji për shkak se rezultojnë debitorë ndaj kompanisë. Aksioni i OSSH-së ka përfshirë qendrat shëndetësore, spitalet, ambulancat, kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet, zyrat e përmbarimi, tatim taksat, qendra kulture, komuna e bashki e madje edhe komisariate policie. Në këtë listë janë përfshirë edhe zyrat e Partisë Demokratike në Kukës apo zyrat e Partisë Socialiste në Tropojë. Vetëm në Kukës sot, u është ndërprerë energjia 63 institucioneve. Aksioni i cili po ndërmerr masa drastike ndaj institucioneve të rëndësisë së veçantë për qytetarët ka për qëllim likuidimin e detyrimeve të institucioneve për energjinë e konsumuar. Sipas burimeve nga kompania, OSSH-ja ka trashëguar që nga privatizimi borxhe në shumën 28 miliardë lekë, nga të cilat 3.2 miliardë i përkasin subjekteve jobuxhetore dhe 1.3 miliardë lekë subjekteve jo buxhetore. Po sipas OSSH-së, projekti i cili ka filluar të zbatohet ka në thelb një sërë etapash duke filluar me njoftimin e abonentëve për borxhin, më pas me ndërprerjen e energjisë në rast të mos shlyerjes, kontrollin e abonentëve që janë pa energji nëse ata kanë kryer rilidhje të paligjshme. Po kështu çekët, sikurse kanë deklaruar kohë më parë, theksojnë se do të ashpërsojnë masat duke denoncuar çdo shkelje në Prokurori dhe duke shkëputur njëanshmërisht kontratën e furnizimit me energji në momentin kur shterohen të gjitha mundësitë për arkëtimin e borxhit. Në një deklaratë për shtyp “CEZ Grup”, i cili është edhe pronari i shumicës së aksioneve të OSSH-së, bën të ditur se kjo nismë vjen si rezultat i dy faktorëve, e para, rritja e madhe e borxhit dhe e dyta, vështirësia financiare në të cilën ndodhet kompania aktualisht.
Strategjia
OSSH-ja po zbaton projektin për mbledhjen e borxheve, që i detyrohen debitorët buxhetorë dhe jo buxhetorë. Nëse ata nuk do të shlyejnë detyrimet brenda 72 orëve, atëherë çekët kanë kërcënuar me ndërprerje të energjisë nga katër orë çdo ditë për një afat të papërcaktuar. Faza e parë ka qenë paralajmërimi, që i është dërguar dy ditë më parë të gjitha institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, të cilat kanë borxh të akumuluar kundrejt kompanisë.