Humbja e parashkruar e demokrateve amerikane
NgaRUBEN AVXHIU
Vetem dy vjet me pareBarack Obama ishte heroi absolut i politikes amerikane. Jo vetem miliona amerikane u mobilizuan per te votuar ate si Presidenti i ri i vendit por zgjedhja e tij frymezoi politikane e aktiviste ne mbare boten.
Mund te duket shokuese...
...pra per shumekend qe ne mes te mandatit te tij presidencial partia qe ai udheheq pritet te shpartallohet ne zgjedhjet e 2 nentorit duke bere qe republikanet te rimarrin shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve madje edhe te rrezikojne Senatin. Nese parashikimet e anketimeve dalin te verteta dhe shpesh ato dalin Barack Obama do te detyrohet te pranoje kompromise me republikanet ne dy vitet e ardhshme te mandatit te tij.
Si sot dy vjet me pare perkrahja per republikanet ishte kaq e ulet sa shume prej tyre mezi prisnin qe George W
Bush te largohej nga Shtepia e Bardhe dhe te pushonte fushata frenetike ndaj asaj qe shihej si nje nga administratat me te dobeta amerikane qe nga Lufta e Dyte Boterore.
Nese dikush do te thoshte atehere se dy vjet me vone Obama do te ishte vetem 2 per qind me popullor se Bushi do ti kishin qeshur ne fytyre.
Megjithate per historianet e politikes amerikane kjo kthese ne humorin e elektoratit nuk eshte ndonje gje e re. Madje ajo eshte ne perputhje me nje prirje tashme te cimentuar historike.
Ne vitin 1978 dy vjet pasi Presidenti demokrat Jimmy Carter i kishte dhene fund mbreterimit disfunksional te republikaneve ne Shtepine e Bardhe zgjedhjet per Kongresin shenuan nje humbje te rende te demokrateve.
Ne vitin 1994 vetem dy vjet pasi fitorja e bujshme e Bill Clinton-it kishte mbyllur kapitullin 12-vjecar te republikaneve ne qeverisjen e Amerikes demokratet pesuan nje humbje historike ne zgjedhjet per Kongresin.
Skenari duket pra se do te perseritet edhe per presidentin e trete te demok-rateve ne keto 35 vitet e fundit. Ndoshta demok-ratet vuajne nga nje nisje e luhatshme ne qeverisje ose republikanet kane aftesi te medha riorganizuese pas humbjeve. Cilido qe te jete shpjegimi demokratet kane arsye te mbahen fort pas zgjedhesve te tyre besnike ne pritje te uraganit te zgjedhjeve pas te cilit do te mund te inspektojne se sa prej tyre ende kane mbetur ne kembe apo me sakte te ulur ne vendet e cmuara te legjislativit ne Washington.
Ruben Avxhiu eshte kryeredaktor i gazetes shqiptaro-amerikane Illyria ne New York