E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Zymberit,kërkim ndërkombëtar për 5 serb

Portali i lajmeve serbe ka publikuar fotografitë e të dyshuarve për vrasjen e njësitit special të plicisë së Kosovës, Enver Zymberi gjatë marrjes së pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

UNMIK i ka kërkuar Interpolit të nxjerrë mandat-arreste ndërkombëtare për këta shtetas, Ratomir Boovi, Radovan Radi, Milovan Vlakovi, Slobodan Vuini i Duan Jovanovi.

Oliver Salgado, zëdhënës i UNMIK duke folur për B92 ka thënë se të dyshuarit janë përcaktuar në bazë të dokumentacionit të marrë nga EULEX-i.

Ndërkaq, duke cituar Radio Dukagjinin, B92 raporton se Ratomir Kasalevica, i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së policit nuk është në listën e Interpolit.

Anëtari i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi u vra më 26 korrik pas një aksioni të qeverisë së Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje në veri.

EULEX-i ka dështuar deri në këto momente të arrestojë ndonjë nga të dyshuarit.

Enver Zymberi, pas vdekjes u shpall Hero i Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›