E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e anglezit, burg per dy te dyshuarit

Nuk u ka mbetur gje tjeter vetem qe te pranojne se jane autore te nje krimi monstruoz. Gjykata e Lezhes dha dje masen e vleresimit “arrest me burg” per dy te dyshuarit si autor te vrasjes dhe hedhjes ne pus te kufomes se 23-vjecarit anglez, Eduard Craythorne. Mario Pjetrushi dhe Arlin Vukaj kane folur fare pak rreth ngjarjes se ndodhur me 2 shkurt te ketij viti, ne Mal Shengjin. Dje, gjate mases se sigurise, ata jane pyetur rreth detajeve te ngjarjes dhe kane pohuar te njejtat gjera qe rrefyen edhe ne polici, pas arrestimit. Prokuroria kerkoi masen “arrest me burg”, qe u pranua nga trupi gjykues dje ne mesdite. Seanca ka kaluar pa probleme, megjithese te aferm te te dyshuarve ishin prezent para godines. Prokurori i ceshtjes lexoi akuzat e “vrasjes ne bashkepunim me paramendim” ndaj dy te rinjve, 20 dhe 21 vjec. Sipas dosjes, Vukaj dhe Pjetrushi, me 2 shkurt kishin mashtruar me nje cigare hashash Eduard Craythorne, i cili kishte ardhur ne Lezhe me pushime, prane nenes dhe motres e do largohej dy dite pas ngjarjes. Me pas, ata e kishin terhequr 23-vjecarin ne thellesi te Shengjinit. Prane nje banese te braktisur e kane futur ne kurth, duke e masakruar dhe hedhur kufomen ne pus. Prezenca e disa femijeve ka bere qe te zbulohej trupi dhe me pas te zbardhej ngjarja e rende. Sipas prokurorise, qellimi i vrasjes ka qene grabitja e kodit te bankes dhe parave te anglezit, te cilit i kane marre nje varese floriri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›