Vrasjet per nje lope, ngujohen fiset ne gjak
Rudina Llazari
Zbardhet skema e krimit te vrasjes zinxhir, qe ndodhi mbremjen e se premtes ne fshatin Trush te Shkodres, ne harkun kohor te dhjete minutave. Disa furgone policie kane zbarkuar ne fshat per te mbajtur nen mbikeqyrje dy fiset dhe shmangur gjakderdhjen e metejshme, kurse disa pjesetare te familjes Rrethi mesohet se jane larguar nga banesat. Numerohen te pakten 30 persona te ngujuar, qe u moren edhe ne pyetje prej hetuesve per krimin e ndodhur. Policia arrestoi pas Lazer Rrethit dhe Gjergj Malocajt, djalin e ketij te fundit dhe te tretin e dyshuar per vrasjen e Luke Rrethit, Ardian Marlocajn, maturantin 18-vjecar. Krimi erdhi pasi lopa e Marlocajve kulloste ne token e familjes Rrethi, nderkohe qe ky debat solli dy viktima e tre te arrestuar. Lazer Rrethi akuzohet per ekzekutimin me arme te Nikolle Marlocajt, nderkohe qe dhjete minuta me pas, ndersa arratisej, te afermit e viktimes ekzekutuan ne shenje gjakmarrjeje Luke Rrethin, gruan e Lazrit.
Familjet Rrethi e Marlocaj ishin fqinje prej 12 vjetesh ne fshatin Trush. Por, kohet e fundit, mes tyre kishin nisur konfliktet e para. Burime te policise thane dje, per gazeten “KJ”, se fillimisht dy familjet jane perplasur mengjesin e dites se ngjarjes, ne nje lokal ne afersi te Stacionit te Trenti te Shkodres, ku Lazer Rrethi e Nikolle Malocaj debatuan per lopen qe kulloste shpesh ne token e Rrethve. Por, rreth ores 17:30, eshte shenuar dhe vrasja e pare. Nikoll Malocaj, 48 vjec, eshte ekzekutuar me arme zjarri. Autori i dyshuar eshte Lazer Rrethi, 45 vjec, por nuk ka mjaftuar me kaq. Ndersa kane pare trupin e pajete te te afermit te tyre, Gjergj e Ardian Marlocaj, babe e bir, kane rrembyer nje arme automatike, duke bere shosh trupin e gruas se 45-vjecarit, Luke Rrethit, 40 vjece, e cila ishte perpjekur te largohej permes fushave, ne drejtim te kundert me te shoqin. Ajo eshte vrare teksa hynte ne shtepi, madje ka pasur edhe celesat ne dore. Ekspertet konstatuan ne trupin e viktimes nje numer te madh plumbash, qe e kishin transformuar.
Pergjate dites se djeshme ne fshatin Trush, te komunes Berdice, vihej re levizja e furgoneve te policise se Shkodres dhe efektive qe mbanin arme automatike ne gatishmeri. Drejtuesit e policise kane leshuar nje urdher, qe dy familjet te ruhen, per te shmangur gjakderdhjen e metejshme, qe prej mbremjes se premte. Por, diten e djeshme shume prej pjesetareve te familjes Rrethi jane larguar nga fshati per te mos rene pre e ndonje prite. Pas ngjarjes se rende, policia shoqeroi 30 persona dhe vuri ne pranga tre te dyshuarit, dy nga te cilet babe e bir. Gjate kontrolleve, policia sekuestroi dy automatike “Kallashnikov”, dy pistoleta tip “TT” dhe kater granata defensive dhe tre krehra me fisheke.
Banoret denoncuan krimin
Banoret e zones ishin deshmitaret kyc te zbardhjes se krimit te dyfishte, qe ndodhi ne harkun e dhjete minutave. Jane kryer shoqerime nga te dy fiset Rrethi e Marlocaj, derisa jane zbardhur emrat e autoreve te dyshuar. Lazer Rrethi eshte kapur ne perpjekje per t’u arratisur, kurse Gjergj e Ardian Marlocaj u kapen ne fshatin Trush. Burime te policise thane se ne trupin e te ndaluarve ka pasur edhe njolla gjaku te viktimave te ngjarjes. Ndersa gjate marrjes ne pyetje te te dyshuarve eshte zbardhur dhe skema e krimit e motivet e tij.
Sekuestruar:
Dy automatike model 56
Tre krehra me fisheke
Dy pistoleta te tipit “TT”
Kater granata difensive
Te arrestuar:
Lazer Rrethi, 45 vjec
Gjergj Malocaj, 45 vjec
Adrian Malocaj, 18 vjec
Akuzat:
“Vrasje me paramendim”
“Armembajtje pa leje”
Viktimat:
Nikolle Marlocaj
Luke Rrethi