E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit, 30 ditë burg për autorin

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë 30 ditë burg për autorin e vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha vendosi që Nexhat Mulaj të qëndrojë në burg për 30 ditë ndërsa kjo masë sigurie u pranua edhe prej mbrojtjes me arsyetimin se ngjarja kërkon një hetim të vështirë.
 

Rrapo Sinanaj u vra më datën 21 tetor pas një tentativë për grabitje në argjendarinë e tij. Një javë pas vrasjes së argjendarit policia e Tiranës ka arritur të zbardhë këtë krim dhe të vendosë pas hekurave autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje. Më pas policia e kryeqytetit ka bërë me dije se është vënë në pranga kosovari 27 vjeçar Nexhat Mulaj i cili në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore ka pranuar se ka vrarë Rrapo Sinanaj, me arsyetimin se e kishte kundështuar kur ai kishte shkuar të grabiste argjendarinë e tij.
 

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Dispanserisë në Tiranë ku 62-vjeçari Rrapo Sinanaj u qëlluar me armë pasi i bëri rezistencë grabitësit të armatosur që hyri në dyqanin e tij. Personi i armatosur pasi hyri në argjendari i maskuar dhe me një pistolete në dorë kërcënoi pronarin që t`i jepte lekët dhe sendet e çmuara, por hasi në kundërshtimin e këtij të fundit dhe gjatë konfliktit agresori ka qëlluar duke e lënë pronarin 62-vjeçar të vdekur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›