E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, 20 autobusë me pasagjerë në radhë

KAPSHTICË- Emigrantët shqiptarë të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar fundjavën, janë përballuar me rradhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë kthimit të tyre për në shtetin helen.

Të paktën 20 autobusë me pasagjerë po presin që të kalojnë pikën doganore, ndërkohë që radhë të gjata vërehen në të dyja korsitë e rrugës.

Shkak për këtë mësohet të jetë bërë pala greke, e cila po funksionon vetëm me një sportel, ndërkohë që pala shqiptare ka vënë në shërbim të udhëtarëve katër prej tyre.

Mësohet se nuk ka pasur asnjë paralajmërim për ndërprejen e puëns nga pala greke, ndërkohë nuk ka asnjë afat për vijimin e punës normalisht.

Kjo nuk është hera e parë që pala greke bëhet problematike me vonesat saj duke shkaktuar vonesa dhe rradhë të gjata të udhëtarëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›