Qafë Thanë, kapet 10 kg heroinë

Një sasi prej 10 kilogramësh heroinë është bllokuar nga ana e policisë shqiptare në doganën e Qafë-Thanës. Sasia e madhe e heroinës me një vlerë prj rreth 1.5 milionë eurosh, ishte duke u trasportuar nga një shtetasi maqedonas Janeski Javica 34 vjeç drejt Shqipërisë.Shtetasi maqedonas i cili po trafikonte drogën u prangos nga policia shqiptare në momentin që ai po kryente procedurat e kalimit të kufirit. Nga hetimet paraprake rezulton se heroina kishte si desinacion Tiranën ndërsa policia vijon operacionin për prangosjen e personave të tjerë të cilët mendohen të jenë pjesë e një skeme të gjerë trafiku.