E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit dhe arkëtares, një autor

Pamje nga dega e bankes ku mbeti e vrare arketarja, dhe argjendari ku u vra 61- vjeçari, Rrapo Sinanaj

Autori i cili qëlloi për vdekje një ditë më parë arkëtaren e bankës NGB në Tiranë, dhe plagosi rojën e sigurisë mund të jetë i implikuar në vrasjen e argjendarit, Rrapo Sinanaj pak muaj më parë.

Nga hetimet e policisë mësohet se skema e vrasjes është e njëjta. Policia ka gjetur se arma e cila është përdorur një ditë më parë në ekzekutimin e arkëtares së bankës, është përdorur edhe në vrasjen e argjendarit, Rrapo Sinanaj, në muajin tetot të vitit të shkuar, sërish në një tentativë për grabitje.

Për vrasjen e argjendarit policia kishte shoqëruar një shtetas kosovarë, Nexhat Mulaj, 27 vjeç, i cili u lirua për mungesë provash.

Arkëtarja e filialit të bankës NBG, shtetasja Leonora Kaloçi, u vra dje gjatë një tentative grabitjeje në filialin që ndodhet në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Gruaja 43-vjeçare u qëllua me dy plumba në trup dhe gjeti vdekjen rrugës për në spital. Sulmi brenda filialit të bankës besohet se ka ndodhur pasi veprimet e arkëtares ngjallën dyshime te grabitësi se ajo po lajmëronte policinë. Ngjarja ndodhi në orën 15:30, kur duhej edhe gjysmë ore që banka të mbyllte aktivitetin.

61-vjeçari, Rapo Sinanaj Rrapo Sinanaj u vra gjatë një tentative grabitje të argjendarisë së vajzës së tij, mbrëmjen e 21 tetorit, te rruga Ferit Xhajko

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›