Lufta kundër korrupsionit,marrëveshje ILDKP-AP
TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe Adriatik Lalla, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim rritjen e besimit dhe luftën kundër korrupsionit.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, dy institucionet kanë si qëllim të përbashkët forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik, konfliktit të interesave, veprimeve që cënojnë mirëfunksionimin e administratës publike dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e interesave të individit.
Korrupsioni dëmton të drejtat e qytetarëve ndaj institucioni ynë ka objektiv madhor luftën kundër korrupsionit. Falenderoj zotin Llalla, pasi kjo marrëveshje vjen me iniciativë të tij.- tha Totozani.
Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij u shpreh se është kënaqësi që ka gjetur mirëkuptimin e Avokatit të Popullit për luftën e përbashkët kundër korrupsionit, ndërsa përgëzoi Avokatin e Popullit, Totozani që po e rivitalizon institucionin që ai drejton.
Së bashku, institucioni i ILDKP dhe Avokati i Populit do rrisin besimin dhe luftën kundër korrupsionit- tha në mbyllje të fjalës së tij, Adriatik Lalla