E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e arkëtares pa autor, e njëjta armë vrau argjendarin

Megjithatë, hetimet intensive po vijojnë dhe ekspertët e kriminalistikës kanë arritur në përfundimin se arma me të cilën i qëllua arkëtarja dhe roja i bankës është e njëjtë me atë të vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur më 21 tetor të vitit të shkuar.

Edhe skena e përdorur në krim është e njëjtë. Një ditë më parë, filiali i një banke në zonën e njohur “Xhamlliku” në Tiranë, ra pre e një grabitjeje.

Autori ende i pa identifikuar, hyri në bankë, duke qëlluar me armë, ku la pas të vdekur arkëtaren e Leonora Kaloçi, 45-vjeç si dhe mbeti i plagosur roja i bankës, Skënder Elmazi, 53-vjeç. Sapo hyri në bankë, grabitësi i dyshuar se ishte rom, ka qëlluar me armë të llojit pistoletë, duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë. /Start/

                                                                                             2012-03-28 15:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›