E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr “jetë” Gjykata Administrative

Në seancën e zhvilluar sot, deputetët e mazhorancës dhe opozitës dhanë konsensusin, duke miratuar disa nene të projektligjit, ndërsa shtynë diskutimet për nenet e tjera të projektligjit për ditën e hënë.

Por, nga palët pati debate si dhe qëndrime të kundërta.  Lidhur me përbërjen e trupit gjykues në Shkallën e Parë për çështjet qe lidhen me biznesin, socialistët propozuan shqyrtimin e çështjes  me një gjyqtar për efekt shpejtësie si dhe përgjegjësie, propozim, i cili nuk u pranua nga përfaqësuesit e qeverisë.

Një tjetër nen që palët shprehën qëndrime të ndryshme ishte gjykimi i kontratave të rrugëve, ku socialistët kërkuan që të konsiderohet  si padi administrative, ndërsa demokratët kanë këmbëngulur që çështja të trajtohet si padi civile. Lidhur me këto nene, Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord që palët t'i rishikojnë dhe një herë qëndrimet e tyre.

Projektligji për Gjykatën Administrative, nisme e qeverisë, parashikon trajtimin e çështjeve të biznesit ne një Gjykatë të posaçme, Gjykatën Administrative,  duke i dhënë fund zvarritjeve të këtyre çështjeve në hallka të ndryshme të sistemit gjyqësor. I konsideruar si tepër i rëndësishëm, projektligji kërkon qe te miratohet në Kuvend  me shumicë të cilësuar./Start/

                                                                                             2012-03-28 14:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›