E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Ristiç: Serbët të bojkotojnë dokumentat “RKS”

Të ashtuquajturit përfaqësues të komunave veriore të Kosovës, të populluara me shumicë serbe, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos pajisen me targa dhe dokumentat e lëshuara nga institucionet e Kosovës.
 

Sipas “Vesti Online”, ata kanë thënë se nuk mjafton deklarimi me referendum kundër pranimit të institucioneve të Kosovës, por sipas tyre, duhet refuzuar edhe paratë dhe të mirat e tjera materiale që vijnë nga këto institucione.
 

Kryetari jolegjitim i Zubin Potokut, Sllavisa Ristiç, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, ka vështirësuar jetën e serbëve të Kosovës, sidomos pjesa që ka të bëjë me “pranimin e shtetësisë kosovare”.

Ristiç ka thënë se serbët e Kosovës duhet të mbajnë target që kanë, dhe të mos e shesin interesin kombëtar për 45 euro që duhet të paguajnë në pikat e kalimit kufitar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›