Vrasja e civileve afgane nxit debate per misionin amerikan ne Afganistan
Vrasja e civileve afgane per te cilen akuzohet nje ushtar amerikan ka nxitur me shume diskutime per te ardhmen e misionit amerikan ne Afganistan. Kjo ngjarje dhe incidente tjera te koheve te fundit ku jane perfshire forcat amerikane kane nxitur debate per nje rishqyrtim te strategjise se Uashingtonit per terheqje nga Afganistani.
Demonstratat anti-amerikane ne Afganistan jane ne kontrast me situaten para nje dekade kur afganet i mirepriten trupat amerikane dhe fundin e sundimit te talebaneve. Por shume shpejt Shtetet e Bashkuara perqendruan perpjekjet e tyre ne Irak dhe si rezultat sipas disa analisteve ata neglizhuan Afganistanin. Ky konflikt eshte bere lufta me e gjate ne historine amerikane.
Dan Wagner nenkolonel ne pension i Korpusit te Marinsave Amerikane ka shkuar dy here per te sherbyer ne Afganistan. Turneu i tij i pare ne Afganistan ishte ne fillim te luftes.
Ishte nje ndjenje optimizmi. Ne sapo kishim filluar misionin atje filluam perpjekjet per ndertimin e infrastruktures dhe institucionet e qeverisjes keshtu qe dukej sikur ishte nje mundesi e mire per te ndryshuar gjerat.
Ky optimizem u venit nderkohe qe lufta vazhdoi dhe mirepritja e afganeve u shnderrua ne protesta vecanerisht pas incidenteve si djegia e paqellimshme e Kuranit nga ana e forcave amerikane dhe vrasja e civileve afgane per te cilen akuzohet nje ushtar amerikan.
Nenkoloneli Wagner thote se ai ka pare ndryshimin e qendrimit te afganeve ndaj forcave amerikane.
Ajo qe pashe ne vitin 2011 ne turin tim me te fundit atje kur une takohesha me popullaten lokale ishte nje pesimizem i madh. Une them se atje kishte nje ndjenje me te madhe pasigurie dhe mosbesimi per angazhimin tone afat-gjate dhe per te ardhmen e tyre.
Per trupat amerikane te kembesorise ne Afganistan mosbesimi dhe pakenaqesia ne mesin e popullates lokale eshte skenar i keq per ta pasi e ben te veshtire identifikimin e armikut.
Stresi i nje lufte te gjate dhe te nderlikuar ka nxitur thirrje nga disa politikane amerikane per nje terheqje me te shpejte. Disa prej tyre kane theksuar se stresi ne mes te forcave amerikane kontribuon ne incidente si ai i fundit i ushtarit qe hapi zjarr ndaj civileve.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta ka shkuar ne Afganistan dhe ka denoncuar veprimet e ushtarit qe ka qelluar ne drejtim te civileve afgane. Ai gjithashtu u zotua se nuk do te kete ndryshim ne strategjine e Amerikes per transferimin e pergjegjesive mbi sigurine tek forcat afgane deri ne fund te vitit 2014.
Uashingtoni thote se ne pergjithesi perpjekjet kane qene te suksesshme dhe me shume se gjysma e Afganistanit tani eshte nen kontrollin e qeverise.
Presidenti Barack Obama tha kohet e fundit se edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk po pershpejtojne terheqjen ai nuk perjashton mundesine e ndryshimeve te ketij plani.
Nderkohe ne do te vazhdojme punen per shkaterrimin e udheheqjes se al-Kaides dhe vendstrehimeve te tyre.
Pas terheqjes nga Afganistani ne vitin 2014 Shtetet e Bashkuara thone se do te mbeshtesin qeverine afgane kryesisht permes operacioneve te forcave speciale dhe operacioneve me aeroplane pa pilot.
Kjo eshte pjese e nje strategjie te re qe perfshin angazhim aktiv me udheheqjen afgane por me nje prani me pak te dukshme.